Lushaku Sadriu: MAShT-i e paaftë të përmbushë obligimin ligjor për sigurim të librave

Lushaku Sadriu: MAShT-i e paaftë të përmbushë obligimin ligjor për sigurim të librave

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka kritikuar vendimin e ministrisë së Arsimit për subvencionim të teksteve shkollore.

 

Në një konferencë për media Lushaku tha se kjo ministri është treguar e paaftë të përmbushë obligimin ligjor për sigurim të librave si dhe nxënësit nuk do t’i kenë më 1 shtator librat në bankat e tyre, pasi do të ketë vonesa.

“Shprehim shqetësimin tonë që për herë të dytë, ministria e Arsimit dështon t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Kjo tregon që kjo ministri është e paaftë të përmbushë obligimin e saj ligjor për t’i siguruar librat. Tek e fundit është tepër e rëndësishme jo sa para marrin prindërit, por a i kanë fëmijët librat në bankat shkollore më 1 shtator, rrjedhimisht më 2 shtator, dhe kjo del që është e sigurt që nxënësit nuk do t’i kënë librat, do të ketë vonesa në furnizim sepse prindërit edhe deri sot nuk i kanë informacionet bazike se kur do t’i marrin librat, kur do të subvencionohen, cila do të jetë procedura e aplikimit për subvencion dhe probleme të tjera që dalin nga kjo”, tha Lushaku Sadriu.

Shpërndaje në: