Lushaku-Sadriu: Liri, Pavarësi, Demokraci, të trija këto sot po cenohen nga Vetëvendosje
Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku- Sadriu në një intervistë për Periskopin ka thënë se slogani ‘Liri, Pavarësi, Demokraci’, janë të cënuara nga Vetëvendosje.
Lushaku- Sadriu u shpreh se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, për katër vjet ka shënuar mungesë të rezultateve.
‘’Tash e katër vjet, partia politike që është duke qeverisë Kosovën ka mungesë të rezultateve, dhe kur ke mungesë të rezultateve me ju tregu njerëzve se çka ke bërë 4-vjet e fundit je në një panikë totale, e sheh se njerëzit e tjerë e kanë kuptuar të vërtetën. Ti fillon me bë propagandë. Dhe propagandën e bën me sharje, fyrje, bullizim të njerëzve të caktuar dhe pastaj fillon i sulmon institucionet e pavarura siç është rasti i KMP-së. I sulmon medat, partitë opozitare – krejt këta njerëz janë të pafajshëm për mosrezultet e tij. Pse duhesh krejt njerëzit me i sulmu në mungesë të rezultateve tuaja. Po kjo është situatë e ndjerë. Na jemi duke u qeverisë nga një njeri që ka diskurs të rrezikshëm nuk e ka përqarës më. E ka pas për katër vjet duke i ndarë njerëzit në heronjë e tradhtar’’, u shpreh Lushaku-Sadriu.