Lushaku-Sadriu: LDK-ja ka programin origjinal dhe të mirëmenduar

Lushaku-Sadriu: LDK-ja ka programin origjinal dhe të mirëmenduar

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’ po kopjohet nga partitë e tjera, teksa partia e saj, ka programin origjinal dhe të përpiluar nga 280 ekspertë të fushës.

Lushaku-Sadriu ka thënë se kanë ekip të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku, që mund të realizojnë projektet transformuese për vendin.

Ajo ka thënë se kur të tjerë nuk bënin asgjë, “ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën”.

“Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i saj:

Programi zhvillimor i LDK-së ‘Rruga e Re’, i përpiluar nga mbi 280 ekspertë të secilës fushë, e i publikuar para dy vitesh, po kopjohet nga të gjithë – në të djathë e në të majtë. Dhe nuk kanë faj – është shumë i mirë!

LDK ka fituar betejën e ideve për ta çuar vendin përpara! Dhe të gjithë e dijnë se ndryshimi e ka vetëm një adresë, dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, sepse ne jo vetëm që jemi të vetmit me program origjinal e të mirëmenduar. Më e rëndësishmja: kemi ekipin më profesional, i cili mund t’i realizojë projektet transformuese për vendin, të udhëhequr nga kryeministri Lumir Abdixhiku.

Kur të tjerët nuk bënin asgjë, ne e kemi zbatuar mësimin tërëditor në 5 shkolla të Prishtinës, dhe do ta zgjerojmë në tërë Kosovën. Njësoj do ta realizojmë edhe Centralin me Gaz, Brezovicën, Fshatin Olimpik, e shumë ide tjera që po na kopjohen, sepse jemi autorët e programit dhe kemi analizuar me kujdes të gjitha mundësitë dhe kufizimet.

Ndryshimin e madh mund ta bëjë vetëm me LDK, prandaj më 9 shkurt votoni numrin 124 dhe numrat 1 dhe 9!

Shpërndaje në: