Lushaku-Sadriu: Do të sigurojmë që bizneset të mbështeten si partnerë në zhvillimin e vendit
Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu sot ka vizituar dy kompani në Pejë bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Lushaku-Sadriu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook tha se “me një qeverisje të ardhshme, do të sigurojmë që bizneset të mbështeten si partnerë në zhvillimin e vendit”.
Postimi i plotë:
Vizitë në Pejë: Gemix dhe Greenhouse, shembuj të bizneseve që ndërtojnë të ardhmen e Kosovës
Sot vizituam dy kompani të suksesshme në Pejë, Gemix dhe Greenhouse SH.P.K., shembuj të biznesit që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në Kosovë. Gemix, një lider në industrinë e ndërtimit, eksporton në Ballkan dhe Evropë, por përballet me sfida si furnizimi me energji elektrike. Ndërsa Greenhouse, me kapacitetin për të ndërtuar dy shtëpi ekologjike prej druri në ditë, ofron zgjidhje të qëndrueshme për ndërtimin e çerdheve dhe shkollave modulare, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Kosovë.
Këto dy kompani, e shumë tjera, janë dëshmi e potencialit të madh të Kosovës. Me një qeverisje të ardhshme, do të sigurojmë që bizneset të mbështeten si partnerë në zhvillimin e vendit, duke i dhënë përparësi inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të ardhmen.
#BëhuNdryshimi #LDK124 #LumirAbdixhiku1 #Jehona9
Vizitë në Pejë: Gemix dhe Greenhouse, shembuj të bizneseve që ndërtojnë të ardhmen e Kosovës
Sot vizituam dy kompani të…
Posted by Jehona Lushaku on Friday, January 17, 2025