Lushaku-Sadriu: Do të korrigjojmë gabimet që janë bërë në politikën e jashtme

Lushaku-Sadriu: Do të korrigjojmë gabimet që janë bërë në politikën e jashtme

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se do t’i kthejnë aleatët e Kosovës, duke korrigjuar gabimet që ka bërë qeveria aktuale në dëmtimin e raporteve.

Ajo ka thënë se si shtet i ri, Kosova ka nevojë për përkrahje dhe mbështetjen ndërkombëtare.

“Do të bëjmë çmos që t’i kthejmë aleatët aty ku i kemi pasur dhe të jenë vërtetë shtete mike që na mbështesin.

Ne si shtet i ri kemi nevojë shumë për mbështetje ndërkombëtare, janë vetëm shtetet aleate ato që mund t’i ndihmojnë Kosovës të ecë përpara, e ecja jonë përpara është grancë për sovranitetin tonë, për qenien tonë si shtet dhe funksionalitetin tonë si shtet demokratik. Ne kemi nevojë për këtë mbështetje.” – ka thënë ajo.

Më tej, në këtë video, Lushaku-Sadriu, ka përmendur që Kosova është shtet nën sanksione dhe nuk ka fituar asnjë njohje. Ajo ka theksuar rëndësinë që Shtete e Bashkuara të Amerikës t’ia hapin dyert Kosovës sepse vendin jonë sipas saj, zhvillohet më shumë kur ka raporte të mira me Amerikën.

“Ndikimi dhe mbyllja e dyerve nga SHBA-ja ndaj kryeministrit dhe gjithë kabinetit qeveritar do të thotë një dëm i madh për Kosovën dhe këtë duhet ta kuptojmë shumë seriozisht. Amerika na duhet neve, na duhet për me ecë në integrime, por na duhet edhe në zhvillim mirëfilli.

Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia hapin derën Kosovës, kemi gjasa më të mëdha për zhvillim ekonomik, kemi gjasa më të mëdha për investime kapitale zhvillimore.”

“Refuzimi i gazit për prodhimin e energjisë i ka kushtuar Kosovës, orientimi në bateri nuk ka qenë orientim i duhur. SHBA-ja nuk të thotë që je komplet gabim, por i ka thënë në forma të ndryshme dhe ne do ta bëjmë këtë përmirësim të përcaktimit që e ka bërë Kosova.” – ka thënë ajo. Video për më shumë:

Shpërndaje në: