Lushaku-Sadriu: Del fitimtar ai që di të udhëheqë dialogun
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar qeverinë aktuale për mënyrën e dialogimit që ka bërë me SHBA-në dhe BE-në.
Ajo ka thënë se fitimtar del ai që di të udhëheq dialogun, duke nënkuptuar se LDK-ja është për dialog që ka për bazë interesat e shtetit të Kosovës.
“Si shtet duhet ta kuptojmë që ne ecim përpara përmes proceseve të ndryshme të anëtarësimit. Secili proces i anëtarësimit kërkon disa kushte dhe kërkon një proces dialogues dhe a e dini kush del fitimtar, del ai që din të udhëheq dialogu, ai që arrin të maksimalizojë interesin e shtetiti brenda procesit të dialogut.”
“Dhe ne në këtë pikë duhet të analizojmë a jemi më fitimtarë nga një procesi i dialogut me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian apo jemi të vetëm.” – ka thënë ajo në Debat Plus.
Lushaku-Sadriu përmendi dështimin e Qeverisë Kurti.
“Albin Kurti i ka premtuar dhe i ka kontestuar të gjitha proceset e dialogut, ndërkohë që ka arritur dhe është pajtuar për një marrëveshje që ka garantuar përtej çdo marrëveshje të nënshkruar më parë” – ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se LDK-ja e sheh të rëndësishëm procesin e dialogut që bazohet në interesat e Kosovës.
“Ne si parti e kemi tepër të rëndësishme që çdo proces dialogu të jetë në interes të Kosovës mbi disa parime bazike dhe mbi Kushtetueshmërinë tonë. Kushtetuta duhet e jetë e respektuar nga ky dialog.
“Ka shumë mundësi, me dialog, ne jemi qeveri që dialogu e shohim si vlerë dhe si metodë të qeverisjes.” – ka thënë ajo.