Lunin infektohet me një virus, nuk udhëton për në Londër me Realin

Lunin infektohet me një virus, nuk udhëton për në Londër me Realin

Portieri në formë i Real Madridit, Andriy Lunin nuk pritet të udhëtojë me skuadrën në Londër gjatë ditës së nesërme.

Kjo pasi portieri ukrainas është infektuar me virusin Influenza B, dhe kështu Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë infektimin e pjesës tjetër të skuadrës.

Lunin do të udhëtojë për në kryeqytetin anglez tek ditën e premte, një ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari ishte faktor kyç në kualifikimin e “Los Blancos” për në finalen e “Wembleyt”, duke treguar paraqitje të mira ndaj Leipzig, Manchester City e Bayern Munchen.

Portieri ukrainas ka 31 paraqitje me Real Madridin në të gjitha garat këtë edicion, duke e mbajtur portën e paprekur në 12 raste.

Lunin është pjesë e madrilenëve që nga viti 2018, derisa ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në: