Lulzim Peci tregon se ku gaboi më së rëndi Albin Kurti (VIDEO)
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci gjatë një interviste në Periskopin ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti ka gabuar kur ka refuzuar këshillën e sekretarit amerikan Anthony Blinken për targat.
Sipas ish-ambasadorit kjo ka qenë pika kur Kosova ka hyrë në rrugë të gabuar dhe sipas tij nëse vazhdohet në këtë mënyrë kjo do të jetë e dëmshme për vendin.
“Ideja e përgjithshme e mendimit politik të VV-së është “ne ecim përpara, neve na përcjellë bashkësia ndërkombëtare”, jo, jo kështu bota nuk funksionon. Në anën tjetër në aspektin politikë gabimi trashanik i Kurtit ka qenë kur refuzoi këshillën e sekretarit Blinken për targat dhe në atë moment ajo është pika thymjes kur ne filluam të shkojmë në drejtim të gabuar, pika e thymjes qëndrona ty. Pas asaj dolën serbët nga institucionet në veri aty është pika e thymjes. Çka bonem na? Praktikisht e kemi humbur një vit në vend se sot të kishim punën e kryer me Serbinë, të ishim përpara në proceset e tjera të cilat po na presin, të njohjeve tjera, të intregrimeve në institucione të ndryshme. Ne sot e kemi kurthu vetveten dhe nuk e shohim fundin e kësaj krize që e kemi përpara. Nëse vazhdojmë me menyrë të tillë, ne jemi duke humbur një shancë historike, sepse në vitin e ardhshëm , në qershor I kemi zgjedhjet në parlamentin evropina”, tha Peci në një intervistë me Ilir Mirenën
“Kurti nuk ka ndonjë vullnet për zbatimin e pikës kyce të marrëveshjes së Ohrit, ajo ka të bëjë me themelimin e Asociacionin”, tha Peci.
VIDEO E PLOTË: