Lulzim Hetemi, çdo ditë nën masa të rrepta shkon në punë
Shumë javë kundërshtim, protesta e dhunë… por katër kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës vazhdojnë të mbesin në pushtet.
Aktualisht, janë duke punuar të papenguar në objektet komunale, megjithëse nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve serbë që janë shumicë në pjesën veriore.
Radio Evropa e Lirë ka realizuar një reportazh për punën e kryetarëve shqiptarë, përfshirë Lulzim Hetemin.
Në reportazh shpjegohet vështirësia e punës. Hetemi shkon çdo ditë në punë nga Mitrovica e Jugut, aty ku banon, në zyrën e tij të punës në Komunën e Leposaviqit nën masa të rrepta sigurie.