Lulzim Basha tenton vetëvrasjen!

Lulzim Basha, tenton për herë të dytë vetëvrasjen. Herë e parë, ishte kur mori vendimin “qesharak sekret”, për të kopjuar një çadër, sipas modelit “bunkeri” dhe për t’u ngujuar në të, në emër të demokracisë së “nëpërkëmbur”, nga qeveria e “krimit” pa bërë asnjë krim.
Futja në çadër, kishte si qëllim rritjen e interesimit dhe ndjeshmërisë së partnerëve ndërkombëtar, për atë që po ndodhte në Shqipëri. Modeli që zgjodhi, ishte ai sllavo-maqedonas, por me sens të kundërt. Ndërsa miku i tij Gruevski kërkon qeveri pas votimeve… por pa shqiptarë, Basha kërkon qeveri para votimeve pa shqiptarë por… me pazar.
Ndërsa Gruevski nuk la ambasador amerikan dhe europian, përfaqësues të dipolomacisë dhe “gjykatës pa të drejtë vote” pa sharë e “goditur”, duke i akuzuar si ushtarë të Sorosit dhe Edi Ramës, Lulëzimi nuk la një fjalë t’i binte poshtë miku sllavi, me të njënjtat akuza që hodhi nga çadra , pa u skuqur dhe pa u zverdhur.
Qeveri pa votim nuk ndodh të bëhet dhe nuk do ndodhë kurrë, në një shtet të konsoliduar ligjor, siç është sot Shqipëria, anëtare e NATO-s dhe kandidate e penguar e BE-së, nga çadra, që i ka zënë rrugën angazhimit më të madh euro-amerikan… atij në drejtësi.
Ndaj qëllimi për ngritjen e një kauze me mashtrime dhe gënjeshtra, ishte një gabim i madh, një tentativë vetëvrasje për liderin “de jure”, i cili humbi dhe emrin dhe vulën, duke u quajtur kryetari i çadrës. Tani pistoleta i ka ngelur në tëmthin e majtë, me siguresë të hequr dhe gati për të shpërthyer, por e sigurtë është vetëm një gjë, që kjo do të jetë një alibi, sepse këmbëzën do i’a tërheqin të tijët, ata që me iniciativën donkishoteske i mori në qafë… i la pa karrige… pa parti… pa deputetë… pa gojë… si antiqeveritarë dhe opozitarë.
Dje dhe sot, ai bëri tentativën e dytë për vetëvrasje. Prej shumë kohësh, na është dukur si njeri me çrregullime psiqike. Fjalimet e tija qesharake si: “do vras, do pres, do vdes, do sakrifikohem, nëse ndodh kjo ose ajo”, tashmë janë kthyer në anekdota rrugësh e portalesh. Dalldija që e ka kapluar, e përzjerë me frikë dhe tmerr pë të ardhmen që e pret, e detyron që të mos mund t’i mbuloi simptomat e sëmundjes paranoiake. Duke menduar se njerëzit rreth e rotull kanë inteligjencë me standartet e tij, zoti Kryeçadër më në fund i “gjeti” armiqtë e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.
Ashtu si dikur diktatori Hoxha, Basha tashmë me imagjinatën e një psiko-paranoiaku deklaron se: “Europianët, amerikanët dhe të gjithë ata që nuk e përkrahin atë: “udhëheqësin botëror të demokracisë çadriste”, janë të shitur dhe të blerë nga krimi, droga, korrupsioni dhe tek “krimineli” që nuk ka vrarë njeri… Edi Rama.
Të gjitha këto akuza i bën Lulzim Xhelal Basha, njeriu i “ndershëm dhe i pa përlyer”, që nuk ka vjedhur kurrë as vota dhe as prona, që nuk ka vrarë kurrë as pula dhe as lepuj… por njerëz, që ka shërbyer si informatorë tek të huaj, për t’i “shërbyer” çështjes kombëtare. Këtë, zanatin e informatorit, që ne i themi spiun pa pagesë, e mësoi në Kosovë, kur paguhej për të “mbrojtur” popullin serb nga “kriminelët” e UÇK-së.
Këtë profesion kaq të nderuar, nuk e harroi, ndaj në çdo vend që shkon si i ftuar apo i pa ftuar, me pagesë e bileta, apo me çeqe dhe blloqe, ai nuk harron pa sharë Shqipërinë dhe shqiptarët, që nuk i ka kapur paranoia si atë: Ëndrra për pushtet e një të marri, që nuk është i aftë në gjendjen që është, as të shërbej si pastrues koridoresh burgu, punë që nëse del nga çadra e pengimit të drejtësisë, shumë shpejt do e provoj i pari në kurriz!
Askush nuk të ndalon që të heqësh nga goja kasetën e vajtimit për drogën, që e bekove me vite, apo për krimin me shumë të vrarë, që je pjesë edhe vetë, si i pa gjykuar dhe i pa dënuar, por askush nuk të lejon që të tallesh me të ardhmen tonë. T’u drejtohesh atyre që kanë investuar dhe po investojnë në këtë vend, për një të ardhme më të mirë se janë hajdutë, të korruptuar dhe injorantë të painformuar, e sidomos e thënë nga ti… informatori i antishqiptarizmit, nuk është gjë tjetër veçse një krim, ndaj gjithë atyre që prosperitetin e Shqipërisë nuk e shikojnë siç e shikojnë anormalët.
Tashmë je i damkosur si gënjeshtarë e i pafytyrë. Mjafton të të kujtojmë një nga gënjeshtrat më ordinere, kur po të ndiqnin mijëra shqiptarë, në emisionin e mikut tënd Fevzo, ku maashtrove se, nuk kishe marrë pjesë në lëvizjen studentore të viteve 1991-’92, sepse na kishe qenë i mitur vetëm 7 vjeç, e sot me siguri duhet të jesh 33 për 34-tër. Kaq gënjeshtar dhe i pacipë je, sa fjalimet me heroizma për të glorifikuar veten, për ata që të njohin, janë si letër higjenike e përdorur. Mos u tall me të ardhmen tonë, ti “demokrat”, që nuk të lidh asgjë me demokracinë. As me ata që kujton se po i gënjen, por që nuk gënjehen kollaj dhe po u soset durimi, duke i’u servirur si miq dhe partnerë të Shqipërisë gjithfarë kllounësh me biografi sterr si e jotja, e që nga vendet që vijnë, përfaqësojnë “faqen e zezë” të politikanit të korruptuar.
Po ku të bëhen të gjithë bashkë xhanëm, italiani, austriaku, gjermani, ameriakano-greko anti shqiptari, që na e paraqite si anëtar i stafit të Trump, të gjithë personazhe barsaletash të padrejtësisë, korrupsionit dhe të krimit në vendet e tyre?! Kjo është pyetje retorike, sepse fjala e urtë që tenxherja e gjen kapakun, është shqiptare e mirëfilltë dhe nuk ka vend për ta “përshtatur”!
Për një gjë të jesh i sigurtë, e djathta europiane, që ti e quan të korruptuar, që nga Merkel, Hahn, Mogherini e deri tek Lu e Vlahutin, ta kanë dhënë “kartonin e verdhë”. Me deklarimet e fundit, shumë shpejt do të marrësh të “kuqin”, duke i humbur vendit opozitën, me largimin e PD nga PPE. Atëherë ti nuk do mund të shpëtosh nga vetvrasja politike dhe as nga kthetrat e drejtësisë që deri sot i je shmangur! /Zathur.Net/