Lulëzon prodhimi i makinave në Britani

Lulëzon prodhimi i makinave në Britani

Prodhimi i makinave në Britaninë e Madhe ka arritur nivelin më të lartë në 12 vitet e fundit.

Para referendumit të BE ka pasur një paralajmërim që industria e prodhimit të automjeteve mund të pësojë ngadalësim. Por shifrat e publikuara së fundim nga Shoqata e Prodhuesve të Motorëve dhe tregtarët e kanë larguar këtë shqetësim.

Vetëm në muajin korrik prodhimi i makinave u rrit me 7.6% dhe nga viti i kaluar eksportet janë rritur me 6%.

“Prodhimi i makinave në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016 po lulëzon, me modelet e reja,” tha Mike Hawes, shef ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Motorëve.

Prodhimit për tregun e brendshëm u rrit me 14 për qind, ndërkohë që pothuajse katër nga pesë automjete të prodhuara në vend kanë qenë për tregjet e huaja.

Megjithatë, sipas shefit ekzekutivi të Shoqatës së Prodhuesve të Motorëve perspektiva për industrinë është e pasigurt, pas daljes së Britanisë nga BE.

Shpërndaje në: