Luksemburgu i fortë për Kosovën: Triumfon në Prishtinë në parakualifikuesen për Botëror
Kosova ka humbur takimin parakualifikues.
“Dardanët” e basketbollit u mposhtën nga Luksemburgu në një ndeshje ku treguan dy fytyra.
Kosova në fillimin e çdo çereku luante më mirë, por pastaj ndryshonte gjithçka dhe Luksemburgu shënonte dhe thellonte avantazhin.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte: Kosovë 89-99 Luksemburg.
Më i miri tek Kosova ishte Divine Myles me 21 pikë, ndërsa dobët shumë luajti Dardan Berisha i cili shënoi vetëm 5 herë nga 16 goditje sa provoi.
MVP i takimit padyshim që u shpall Clancy Rugg me dyshifror të dyfishtë monstruoz prej 22 pikë dhe 17 kërcime.