Lukaku ‘thumbon’ Ibrahimovicin: Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin e Milanos
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku vazhdoi ta festonte Scudetto me një ‘thumb’ drejtuar sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
Inter fitoi Scudetton e parë në 11 vitet e fundit dhe belgu ishte ndër më meritorët që i ndihmoi klubit të ‘thyejë’ dominimin e Juventusit për plotë nëntë vite, transmeton lajmi.net.
Me 21 gola në 33 ndeshje, Lukaku është golashënuesi kryesor i Interit këtë edicion.
Pas betejës ‘Mbreti kundër Zotit’, 27-vjeçari ka ‘thumbuar’ sërish suedezin përmes një postimi në Twitter.
“Zoti i vërtetë ka kurorëzuar mbretin. Tani, përkulu. Mbreti i Milanos”, shkroi ai.