Lukaku organizon meç boksi mes Contes dhe Martinezit pas mosmarrëveshjeve gjatë ndeshjes me Romën

Lukaku organizon meç boksi mes Contes dhe Martinezit pas mosmarrëveshjeve gjatë ndeshjes me Romën

Lautaro Martinez dhe Antonio Conte patën mosmarrëveshje gjatë fitores 3-1 të Interit kundër Romës, të mërkurën mbrëma.

Argjentinasi filloi ndeshjen në bankën rezervë, por u inkuadrua në minutën e 33-të në vend të Alexis Sanchezit të lënduar, transmeton Periskopi.

Mirëpo, Martinez nuk e përfundoi ndeshjen pasi u zëvendësua kur kishin mbetur edhe 13 minuta lojë deri në fund.

23-vjeçari ishte absolutisht i frustruar kur e kuptoi se po zëvendësohej pasi u inkuadrua.

Martinez shikoi Conten derisa po shkonte drejt bankës rezervë dhe goditi një shishe me ujë në shenjë frustrimi.

Kjo nxiti teknikun italian të kthehej dhe t’ia thoshte disa fjalë Martinezit.

”Ke pak respekt! Me kë je i nervozuar? Kurrë mos reago më kështu.”

Mirëpo, incidenti nuk mbeti vetëm në fushën e lojës.

Kjo pasi Martinez dhe Conte zhvilluan një meç boksi në stërvitje për t’i qëruar hesapet, të enjten.

Po, e lexuat drejtë. Romelu Lukaku organizoi meçin të cilin mund ta shihni më poshtë, e cila u postua nga vetë Conte.

Videoja e mëposhtme tregon Conten që me tallje lanson disa goditje drejt Martinezit, para se dyshja të pozonte për foto. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: