Lukaku: Jam i lumtur që po kthehem te ky klub i mrekullueshëm

Lukaku: Jam i lumtur që po kthehem te ky klub i mrekullueshëm

Romelu Lukaku ka thënë fjalët e para pas zyrtarizimit si lojtar i Chelsea.

Romi është kthyer përsëri te ish skuadra e tij, Chelsea, për të nisur një aventurë të re me ‘Blutë’.

Lukaku është shprehur i lumtur për kthimin e tij, pasi siç thotë ai, ka përkrahur këtë skuadër që kur ishte i vogël.

“Jam i lumtur dhe me fat që u ktheva te ky klub i mrekullueshëm. Unë kam përkrahur Chelsean që kur isha i vogël. Mënyra se si klubi i përshtatet ambicieve të mija është perfekte. Kjo mundësi vjen në kohën e duhur dhe ne mund të kemi shumë suksese së bashku”, ka thënë Lukaku, përcjell Periskopi.

Lukaku vjen në Premier League një sezon pasi triumfoi në Serie A me Inter.

Forma e tij është e lartë dhe tani ai është në mesin e sulmuesve më të mirë në botë. /Periskopi/

Shpërndaje në: