Luka Modriq mungon ndaj Mallorcas sonte, merr një infeksion në Arabi

Skuadra e Real Madridit nuk mund të bëjë llogaritje në mesfushorin kroat, Luka Modriq sonte për ndeshjen ndaj Mallorcas.
Siç ka njoftuar klubi përmes rrjeteve sociale, mesfushori i Kombëtares së Kroacisë është infektuar me një virus, shkruan Indeksonline
Modriq do të mungojë sonte në ndeshjen gjysmëfinale ku Real Madridi e luan ndaj Mallorcas në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli ballafaqohet në finale me Barcelonën, e cila eliminoi Athletic Bilbaon mbrëmë.
Parte médico de Modrić.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 9, 2025