Luizi “shpërthen” me fjalor banal ndaj Ronaldos: S’bëhet gjithçka me b****
Dramat mes ish-banorëve të ‘Big Brother VIP Albania’ vazhdojnë edhe në reality-show ‘Kepi i Vip-ave’. Njëri prej personave që merr pjesë në këtë show, është edhe Ronaldo Sharka, i cili që në emisionin e parë, komentoi Kiara Titon si moderatore.
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur Luizi.
Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.
‘Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit’