Luizi krahason veten me Hashim Thaçin
Banori i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli është zgjedhur “kryeministër i qeverisë së krijuar brenda shtëpisë”.
Derisa po fliste për këtë, Luizi e ka përmendur ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
‘Unë aty e thash me anë të kësaj deklarate e shpalli Big Brother të pavarur dhe demokratik. Edhe Hashim Thaçi ka thënë se më anë të kësaj deklarate e shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Emocion ka qenë… Prandaj e thash. Doli aty Hashimi, kamera ka qenë vetëm në njërën anë… Ishte bllokuar Prishtina atë ditë”, tha Luizi teksa Nita i tha sa mirë që e mban mend.