Luiz Adriano njëherë kishte shënuar një gol aq mosrespektues, sa që UEFA e pezulloi

Luiz Adriano njëherë kishte shënuar një gol aq mosrespektues, sa që UEFA e pezulloi

Luiz Adriano është një karakter interesant kur bëhet fjalë për Champions Leaguen.

Sulmuesi brazilian gjithmonë ka pasur një sy për golin kudo që ka luajtur, por nuk mund të mohohet se koha e tij te Shakhtar Donetsk mes viteve 2006 dhe 2015 është periudhë markuese në karrierën e tij, transmeton Periskopi.

Dhe përgjatë nëntë viteve të kaluara në Ukrainë, Adriano ka shkëlqyer në Evropë, duke shënuar 32 gola në Europa League dhe Champions League.

Sidoqoftë, ai njihet edhe për faktin se ka shënuar golin më mosrespektues që ka parë ndonjëherë Champions League gjatë një udhëtimi drejt Nordsjaellandit në edicionin 2012/13.

Shakhtar fitoi ndeshjen 5-2 në ‘Parken Stadium’, me ëillian që shënoi dy gola dhe Adriano realizoi hat-trick, edhe pse goli i tij i parë ishte – si të themi? – diskutabil.

Kjo pasi Adriano e shfrytëzoi si mundësi shënimi gjestin sportiv të ëillianit duke ia kthyer topin Nordsjaellandit pas një ndalese në lojë, për shkak të një lëndimi dhe topi në shenjë ‘fair playi’ duhej t’i kthehej kundërshtarit.

Me portierin e Nordsjaellandit që thjesht po priste ta merrte topin dhe të rifillonte lojën, Adriano me dinakëri e rrëmbeu dhe shënoi. Çmenduri.

Shikoni më poshtë.

Situata u trajtua me seriozitet nga UEFA dhe Adriano, i cili pastaj kërkoi falje për veprimin, u ndëshkua me një ndeshje moslojë për shkak të thyerjes së rregullores së sjelljeve sportive.

Sipas ‘Goal’, lojtari është shprehur kështu rreth incidentit: ”Nuk e pashë lëvizjen e parë, sepse po qëndroja me shpinë të kthyer nga topi dhe fytyra ime ishte në drejtim të portës kundërshtare.

”Unë po e sulmoja zonën dhe nuk e pashë çka ndodhi. Më vonë, pasi analizova ritransmetimin, e kuptova atë që kishte ndodhur dhe totalisht ndryshova qëndrim. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, u kërkoj falje fansave dhe UEFA-s.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: