Luis Enrique tallet keq me gazetarët në konferencë: Nuk iu lexoj juve

Luis Enrique tallet keq me gazetarët në konferencë: Nuk iu lexoj juve

Luis Enrique ka bërë një prej konferencave për shtyp më komike që mund t’i shihni.

Selektori i Spanjës po përgatit skuadrën e tij për gjysmëfinalen ndaj Italisë dhe së fundmi është paraqitur para gazetarëve.

Ai iu ka bërë të ditur gazetarëve se nuk i lexon shkrimet e tyre, duke iu dhënë edhe një arsye brilante.

“Unë nuk ju lexoj juve (shtypin) sepse unë di shumë më shumë për futbollin sesa dini ju”, ka thënë Enrique, transmeton Periskopi.

Enrique nuk është gazetari i vetëm që iu kundërvihet gazetarëve në këtë formë. Edhe më i ashpër ishte Louis Van Gaal disa javë më parë. /Periskopi/

Shpërndaje në: