Luis Enrique s’di asgjë për “vendimin” e Mbappes
Ditëve të fundit po flitet se Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij, të cilën do ta zbulojë shumë shpejt.
Mirëpo, trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique insiston se nuk e ka marrë asnjë informatë nga ylli i ekipit të tij.
Përfaqësuesi francez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me parisienët dhe ndërkohë mund të negociojë dhe të arrijë marrëveshje me ndonjë klub tjetër.
“Kylian nuk më ka thënë ende asgjë”, u shpreh trajneri spanjoll i pyetur për të ardhmen e ish-futbollistit të Monacos, përcjell gazetari sportiv Fabrizio Romano.
25 vjeçari shihet gjithnjë e më afër transferimit të shumëpritur në Real Madrid.
Ai nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me klubin aktual pasi në mendjen e tij qëndron ai nga “Santiago Bernabeu”.
Pra, sipas të gjitha gjasave, Mbappe është duke i kaluar muajt e fundit në “Parkun e Princave”.