Luhet ndeshja e parë e një ekipi ukrainas që nga pushtimi rus

Luhet ndeshja e parë e një ekipi ukrainas që nga pushtimi rus

Një ekip futbolli ukrainas ka luajtur në një ndeshje zyrtare për herë të parë që kur Rusia pushtoi vendin.

Skuadra U-19 e Dynamo Kyivit luajti me Sportingun e Lisbonës në 1/16 të Ligës së të rinjve të UEFA-s në Bukuresht të enjten pasdite.

Lojtarët e Dinamos dolën në fushë të veshur me flamurin ukrainas, me ngjyrat blu dhe verdhe të spikatura edhe në tribunat e stadiumit Giulesti.

Një minutë heshtje u mbajt përpara fillimit për të nderuar viktimat e konfliktit brutal në Ukrainë, i cili tani ka zgjatur 42 ditë.

Futbolli është ndalur në Ukrainë që kur filloi pushtimi me Premier League dhe kompeticionet e tjera vendase të pezulluara për një kohë të pacaktuar në mes të sezonit.

Play-off kualifikues i Kombëtares së Ukrainës për Kupën e Botës kundër Skocisë u shty nga marsi në qershor si rezultat i luftës.

 

Shpërndaje në: