Luhatjet në tabelën e Superligës pas tri ndeshjeve të sotme
Kanë përfunduar tri takimet e xhiros së 25’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët, pasi takimi mes tyre përfundoi me rezultatin final në 1:1, shkruan Periskopi.
Gol për Gjilanin realizoi Albert Dabiqaj ndërsa për Llapin u kujdes Valmir Veliu.
Me këtë barazim, skuadra e Gjilanit paketon 48 pikë dhe zë vendin e dytë në tabelë, me Ballkanin që ndodhet në vendin e parë dhe ka 51 pikë.
Edhe takimi tjetër mes Dukagjinit dhe Dritës përfundoi me rezultatin të barabartë, ku skuadrat nuk e gjetën golin.
Drita aktualisht ndodhet në vendin e tretë me 43 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e fundit për nga renditja por jo edhe nga rëndësia ishte ajo mes Drenicës dhe Malishevës, ku skuadra nga Malisheva tregoi vendosmëri në këtë duel duke fituar me rezultatin final në 2:3.
Kështu Malisheva përmirëson renditjen në tabelë, pas kësaj fitore renditet e gjashtë me 32 pikë me pikë të njëjta sa ka edhe Drenica.
Më poshtë tabelën e plotë: