Lufton ankthin, diabetin: disa nga arsyet pse duhet t’i përdorni gjethet e dafinës
Një barishte mjaft fitimprurëse për shëndetin eshtë ajo e dafinës. Kjo barishte përmban antioksidantë, të cilët luftojnë infekione, përmirësojnë frymëmarrjen dhe shëndetin e zemrës. Gjethet e dafinës gjithashtu kanë shije të mirë dhe kanë një përdorim të gjerë edhe në kuzhinë.
Më poshtë janë disa nga benefitet e kësaj barishteje:
Qetësi dhe fokus- një nga efektet më të mëdha të gjethes së dafinës është ndjesia qetësuese. Tymi që lëshohet nga djegia e gjetheve të dafinës bën që mendja dhe muskujt tuaj të relaksohen.
Frymëmarrje më të mirë- një përfitim tjetër I gjetheve të dafinës është frymëmarrje më e lehtë. Djegia e këtyre gjetheve ndihmon përmirësimin e frymëmarrjes, dhe të problemeve me sinus.
Zbokthi- zbokthi ëshë një problem tjetër mjaft I shpeshtë, I cili mund të përmirësohet duke I përzier gjethet e dafinës me vajin e ngrohtë të jojobas. Pastaj, përzierjen mund ta merrni dh eta aplikoni ne skalpin e kokës dhe para shpëlarjes ta mbani një orë.
Diabeti- disa studime të vogla kanë treguar që gjethet e dafinës kanë aftësi të marrin pjesë në trajtimn e diabetit. Sipas këtij studimi, 3 gramë e gjethes së dafinës ndihmon në uljene nivelit të glukozës në gjak.
Disa përfitime të tjera të gjetheve të dafinës janë gjetur në përmirësimin e tretjes, shëndetin e zemrës dhe inflamacionin e nyjave.