Luftoi me mish e me shpirt por në fund u mposht, Drita përshëndetet nga Conference League

Luftoi me mish e me shpirt por në fund u mposht, Drita përshëndetet nga Conference League

Drita ka treguar shpirt dhe vendosmëri të jashtëzakonshme kundër Feyenoordit në çerekfinalen kualifikuese për në Conference League, por në fund është mposhtur 3-2.

Pasi takimi i parë në Gjilan u mbyll 0-0, ndeshja shpërtheu me gola në Roterdam, shkruan Periskopi.

Fillimisht holandezët kaluan në epërsi përmes Til, i cili realizoi hat-trick në këtë takim, pas vetëm dy minutave lojë.

Mirëpo, gjiganti i Superligës së Kosovës shpërtheu me dy gola për ta përmbysur disavantazhin, teksa realizoi fillimisht përmes Simonovskit 12′ dhe Fazliut 16′.

Mirëpo, Til me dy gola të tjerë në minutat 68′ dhe 90′ ia siguroi fazën tjetër nikoqirëve, të cilët hoqën të zitë e ullirit për t’i mposhtur kosovarët.

Duhet thënë se Drita pati shumë mundësi në këtë përballje, sidomos një nga Muja i cili nuk arriti të qëllojë cakun i vetëm me portierin.

Në fund, Feyenoord 3-2 Drita. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: