“Luftë” në Serie A për Edon Zhegrovën, tre klube italiane synojnë shërbimet e tij
Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë merkatos verore, për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Sulmuesi kosovar është duke kaluar një formë të shkëlqyer këtë sezon pasi ka impresionuar me gola dhe asistime. Falë paraqitjeve spektakolare me fanellën e Lille, për Zhegrovën interesim kanë shprehur skuadra të mëdha kryesisht nga Italia, si Juventus dhe Napoli.
Por, së fundmi, në garë për yllin dardan është futur edhe gjiganti tjetër italian, Roma.
“Il Tempo” ka shkruar se Roma e sheh Zhegrovën si futbollistin ideal për krahun e djathtë të sulmit dhe po vëzhgon ecurinë e tij.
Kryeqytetasit kanë synim t’i marrin dy sulmues anësorë dhe përveç Federico Chiesas, ata duan transferimin edhe të Edon Zhegrovës.
25-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare teksa ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
Lille është i hapur ta largojë kosovarin, por synon që nga shitja e tij të fitojë mbi 25 milionë euro.