Luftë e ashpër për Brojën mes skuadrave angleze dhe italiane
Armando Broja është bërë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në këtë afat kalimtar pasi shumë skuadra të mëdha kanë shprehur interesim konkret për shërbimet e tij.
Sulmuesi shqiptar i cili është në pronësi të gjigantit anglez, Chelsea, po kërkohet me ngulm nga Newcastle United që mësohet se kanë paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurove por që ende nuk ka marrë përgjigje nga ana e “Bluve” të Londrës.
Tani, sipas “The Chronicle” Newcastle po përballet me një luftë serioze për të siguruar shërbimet e tij pasi që po rivalizohen fuqishëm nga West Ham United, Evertoni, Milani, Napoli dhe Southamptoni.
Nga ana tjetër, edhe trajneri i Chelseat Thomas Tuchel është ende i pa sigurt nëse duhet ta shesë lojtarin, apo t’ia besoj atij rolin e qendërsulmuesit për sezonin e ardhshëm pas largimit të Romelu Lukakut drejtë Interit.