Lucas Paqueta mbeti i shokuar kur u ndëshkua pasi u mundua ta poshtërojë kundërshtarin me këtë aftësi
Duke u futur në momentet e fundit të ndeshjes në Ligue 1 kundër Troyes, të mërkurën mbrëma, mesfushori i Lyonit, Lucas Paqueta pati shumë arsye të jetë i disponuar.
Pasi e gjeti veten në disavantazh në pjesën e parë, Lyoni luftoi shumë në pjesën e dytë dhe arriti ta përmbys rezultatin falë golave nga ish-ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri dhe Emerson Palmeiri, transmeton Periskopi.
Paqueta pastaj vuri qershinë mbi tortë duke shënuar golin e tretë, teksa ndihmoi skuadrën drej fitores së tretë të sezonit në elitën e futbollit francez.
Me tre pikët e siguruara, Paqueta vendosi të tallej pak në kohën shtesë. Lyoni ishte në posedim në afërsi të flamurit të këndores, teksa u mundua ta zbavitë turmën në ‘Groupama Stadium’ me disa lëvizje të tepruara.
24-vjeçari u mundua ta mposht mbrojtësin e Troyes duke provuar aftësinë të quajtur ‘ylber’. Për pak t’ia arrinte, por kundërshtari arriti ta futë veten në rrugën e topit.
Disa momente më vonë, Paqueta befasisht u ndëshkua me tër verdhë nga gjyqtarja, Stephanie Frappart. Vetë lojtari u duk i shokuar nga vendimi.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Lucas Paquetá booked for attempting a rainbow flick.
The beautiful game is gone.
pic.twitter.com/uPMTX3C2jR— Big H. (@Hxnz99) September 23, 2021