Luana Vjollca mbushet me lule për ditëlindjen e 33-të: Sa me fat që ju kam
Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.
E lindur më 2 shtator të vitit 1991 në Tiranë, bukuroshja ka mbushur plot 33 vite jetë.
Natyrisht edhe në këtë përvjetor të lindjes nuk munguan dedikimet e surprizat për krijuesen e hitit “Sonte”.
Ajo së fundmi ndau disa fotografi në rrjete sociale, ku shihet se ka pranuar buqeta të ndryshme me lule e kartolina.
“Ende pa u bë gjysma e ditës. Sa me fat jam që ju kam”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.
Urimet vazhduan edhe në sesionin e komenteve nga miqtë e fansat e shumtë që numëron.
Luana prej vitesh është pjesë e shoubizit dhe një emër shumë i lakuar në faqet rozë, ku ka korrë suksese të mëdha edhe si prezantuese.