Luana Vjollca konfirmon duetin me Mc Kreshën, zbulon pak nga projekti
Prej ditësh përflitej se Luana Vjollca do të sjellë një këngë me Mc Kreshën, por asnjëri nuk kishte konfirmuar asgjë. Sot, ka qenë Luana e cila ka publikuar një video, duke zbuluar një pjesë nga projekti i ri muzikor. Kënga titullohet “Nuk o ka ma qet” ndërsa data e publikimit nuk dihet ende.
Kujtojmë që Luana ka sjellë disa këngë në kuadër të projektit “Thuaje”. Ai ka publikuar dhe disa episode ku ka rrëfyer përjetimet e saj ndër vite. Në njërin prej episodeve të projektit, Luana rrëfeu se si kishin tentuar ta përdhunonin.
“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume. Kanë bërë që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite. Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatike sepse askush nuk e ka parë por mua më ka lënë një plagë.
Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë që sot kam nga njerëz që më përndjekin. Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë por është tentuar që të më…
Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj por kur imagjinoj se ka vajza dhe gra që e përjetojnë këtë. Ajo që më bën të vuaj është sepse unë kalova në një traumë pa e përjetuar ndërkohë që ka njerëz që e përjetojnë.”, tha ajo. /abcnews.al
View this post on Instagram