Luana Vjollca frikësohet nga kosovari, e lajmëron në polici dhe e akuzon për përndjekje

Luana Vjollca frikësohet nga kosovari, e lajmëron në polici dhe e akuzon për përndjekje

Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka marrë një vendim drastik dhe ka denoncuar për përndjekje një 28-vjeçar. Mësohet se bukuroshja ka denocuar të riun nga Kosova, të identifikuar si A.Morina, për të cilin shprehet se e ndiqte këmba-këmbës, në punë dhe në shtëpi.

Moderatorja, mësohet se ka deklaruar para efektivëve se 28-vjeçari ka nisur ta ndjëk që në muajin shkurt të këtij vitit, dhe pas dy muajsh ajo e ka konsidruar të arsyeshme të bëjë një denoncim në komisariatin nr. 1 në Tiranë.

Tashmë Morina është shpallur në kërkim dhe pritet që të bëhet shoqërimi i tij, për t’i marrë deklaratën.

Kjo nuk është hera e parë që Luana Vjollca përballet me fansa këmbëngulës. Para tre vitesh, bukuroshja u përball me një tjetër fans të çmendur prej saj, Besmir Lila, i cili u arrestua pas një sherri që pati me të dashurin e Luanës, Krenarin shkruan dosja.al.

Shpërndaje në: