Luana Vjollca bën tatuazh të ri, kuptimi i tij është inspirues
Luana i ka inspiruar fansat me tatuazhin e ri.
Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, ka vendosur që ta bëjë një tatuazh të ri, shkruan lajmi.net.
“Në fund të fundit jeta ime është rezultat i përpjekjeve që kam bërë për të qendruar me këmbë në tokë, ndërsa mbaj pareshtur sytë nga qielli”, shkruan në krahun e saj.
Luana njihet për stilin e veçantë dhe guximin që ka treguar. Ajo po punon pa ndalur si në emisionin e saj ashtu edhe për projekte të reja muzikore.
Së fundmi e ka paralajmëruar këngën e cila mendohet se do të jetë hiti i kësaj vere.