Luana merr sërish vëmendjen me veshjet e shtrenjta, vetëm sakoja e saj kushton afro 2600 euro
Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është gjithmonë shumë e komentuar për paraqitjet e saj.
Për t’u dukur gjithnjë bukur dhe tërheqëse para publikut, Luana duket se shpenzon mjaftueshëm.
Vetëm në paraqitjen e saj të fundit në emisionin “Shiko kush luan”, moderatorja Vjollca ka harxhuar mbi 4570 euro.
Vetëm korseja e saj ka kushtuar rreth 690 euro, teksa diçka më të shtrenjta duket të jenë pantallonat e saj, të cilat kapin shifrën e 1290 eurove.
Faqja “What they wearin” ka bërë të ditur se më e shtrenjta pjesë e kostumit të saj ishte sakoja në vlerë 2590 euro.
Duke qenë një figurë publike, Luana duket se kujdeset në maksimum që paraqitjet të saj të jenë të një niveli të lartë, siç ishte kjo në emisionin e fundit.