Lu-të rinjve: Politikanët e korruptuar kanë frikë nga ju

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka qenë sot në një takim me nxënësit e shkollave të mesme të vendit.

Gjatë takimit ai nuk harroi të përmendte gjendjen aktuale politike në vend. Ai u tha të rinjve që të vepronin në ndaljen e korrupsionit, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalej. Lu gjithashtu theksoi se politikanët e vendit, drejtuesit e posteve të ndryshme, të gjithë të cilët ishin të korruptuar, kishin frikë nga të rinjtë. “Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë. Kohërat po ndryshojnë, politikanët, zyrtarët e qeverisë, gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar kanë frikë. A e dini se nga kush kanë frikë? Ata kanë frikë nga ju,” tha gjatë fjalimit ambasadori Donald Lu.

Shpërndaje në: