Louis van Gaal arrin marrëveshje befasuese për t’iu kthyer trajnerllëkut, pesë vjet pasi u largua nga Man Utd

Louis van Gaal arrin marrëveshje befasuese për t’iu kthyer trajnerllëkut, pesë vjet pasi u largua nga Man Utd

Louis van Gaal duket se do të marrë drejtimin e Holandës për herë të tretë, me raportet që potencojnë se ai ka arritur marrëveshje me Federatën Holandeze të Futbollit.

Ish-trajnerin e Manchester Unitedit e pret detyra që ta ndihmojë skuadrën ‘tulipane’ që të kualifikohet për në Kupën e Botës më 2022, pas eleminimit zhgënjyes nga Euro 2020, transmeton Periskopi.

Raporti vjen disa javë pasi Frank de Boer u largua nga pozita e trajnerit të Holandës, pasi kjo e fundit u eleminua nga Euro falë një humbjeje 2-0 nga Çekia.

Gazeta holandeze ‘De Telgraaf’ potencon se Van Gaal, 69-vjeçar, ka kriteret e kërkuara të Federatës Holandeze për ta drejtuar Kombëtaren.

Dhe thuhet se drejtori i Federatës Holandeze, Nico-Jan Hoogma ishte në kërkim të një emri me rezymenë e Ronald Koemanit.

Van Gaal, i cili është një prej trajnerëve më të suksesshëm të klubeve në botë, ka drejtuar Holandën në dy raste në të kaluarën, nga 2000 deri më 2002 dhe 2012-2014. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: