Loriana Kuka premton maksimumin, kërkon medalje në Lojërat Olimpike
Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike.
Kuka tha se do ta japë maksimumin në Tatami.
“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.
Deri më tani skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris.
Distria Krasniqi, e ka ‘rrëmbyer’ medaljen e argjendtë derisa Laura Fazliu të bronztën.
Mbetet të shihet nëse “Lori” nesër do të arrijë t’i sjellë vendit edhe ndonjë medalje.