Loriana Kuka garon sot për medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit
Loriana Kuka do të garojë sot në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare në raundin e parë do të ketë punë me kazaken, Nazerke Tileukhanova.
Nëse e kalon këtë raund, Kuka do të përballej me britaniken Emma Reid.
Loriana është xhudistja e fundit kosovare që garon në këtë Grand Slam.
Të premten, Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse dje, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë.