Loriana Kuka fantastike, e fiton medaljen e bronztë në Portugali
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.
Xhudistja kosovare medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Në luftën për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.
Paraprakisht, xhudistja nga Peja mposhti Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa u mposht në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko
Në repesazh, Loriana Kuka e mposhti sllovenen, Patricija Brolih.
Për 25-vjeçaren është medalja e parë që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kur e fitoi të gjithashtu bronztën në Grand Slam në Baku.