Loriana Kuka eliminohet nga “Jerusalem Masters 2022”

Loriana Kuka eliminohet nga “Jerusalem Masters 2022”

Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”.

Xhudistja kosovare është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael.

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Kështu, merr fund përvoja e Kosovës në këtë garë, me ç’rast Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mbetën pa medalje.

Shpërndaje në: