Loriana Kuka eliminohet herët nga Grand Slami i Gjeorgjisë
Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare u mposht në raundin e dytë nga italiania Alice Bellandi me ëaza-ari
Kuka u mundua të fitonte ndeshjen, ose të paktën ta dërgonte në “Golden Score”, por nuk arriti dot.
Kuka raundin e parë e kaloi pasi mundu britaniken, Emma Reid me IPPON.
Kujtojmë se Kosova kthehet nga Gjeorgjia me tri medalje të argjendta, të fituara nga Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu.