Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi
Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Xhudistja kosovare fitoi ndaj Audrey Tcheumeo në Golden Score për t’u stolisur me medaljen e bronztë.
Loriana Kuka e nisi mirë ditën e sotme me dy fitore radhazi.
Ajo triumfoi ndaj xhudistes nga Kazakistani, Nazerke Tileukhanova, në raundin e parë, kurse në të dytin e eliminoi britaniken Emma Reid.
Por, Kuka u ndal në çerekfinale nga kinezja, Zhenzhao Ma, e cila e mposhti me dy ëaza-ari.
Por, ëndrra për medalje në këtë Grand Slam nuk u shua totalisht, pasi ajo vazhdoi në repesazh për medaljen e bronztë.
Në fazën e parë e mundi italianen Giorgia Stangherlin, pas një dueli të gjatë dhe të stërlodhur. Kuka arriti të fitonte në “Golden Score”, pasi kundërshtarja bëri tri penalizime.
Kujtojmë se të premten Nora Gjakova e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 57 kilogramë, kurse të shtunën, Laura Fazliu u eliminua në raundin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë.