Loriana Kuka diskualifikohet nga Botërori, kjo është arsyeja

Loriana Kuka diskualifikohet nga Botërori, kjo është arsyeja

Pas Laura Fazliut një xhudiste tjetër e Kosovës është diskualifikuar në Botëror.

Bëhet fjalë për Loriana Kukën që u diskualifikua në luftë me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko. Njëjtë si Laura, Loriana u diskualifikua pasi preku me kokë në tatami gjatë një aksioni. Kjo vlerësohet e rrezikshme për xhudistët dhe nuk lejohet. Loriana mbeti e revoltuar pas vendimit të gjyqtarëve.

Ajo u ndal në rrethin e tretë të kategorisë deri78 kilogramë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që dy xhudiste të Kosovës të diskualifikohen në një ngjarje të madhe. Në fakt ato fare pak herë janë diskualifikuar deri më tani për lëvizje të palejuara. Por në Tashkent, në Botëror ndodhi dy herë.

Shpërndaje në: