Loredana ia bën me dije Mozzik-ut se Hanna nuk i ka ngjarë atij

Loredana ia bën me dije Mozzik-ut se Hanna nuk i ka ngjarë atij

Ndarja e Loredanës dhe Mozzik ishte padiskutim një ndër ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar. Prej disa javësh flitej për një krizë në marrëdhënien e tyre, mirëpo dy këngëtarët e njohur e panë të arsyeshme të njoftojnë publikun për këtë vendim që morën.

Megjithatë si para ndarjes, ashtu edhe pas ndarjees, Mozzik dhe Loredana kanë qenë në qendër të mediave rozë prej projekteve muzikore dhe deklaratave të ndryshme, mirëpo vajza e tyre Hana do i mbajë gjithmonë në kontakt.

Të themi të drejtën, Hana është një ndër vogëlushet më të lezetshme dhe prindërit e saj na kënaqin me fotot apo videot e vajzës së tyre në rrjetet sociale.

Ndoshta deri tani mendonim që Hana është një kopje e Mozzik, pasi edhe vetë Loredana e pohonte këtë gjë, mirëpo siç duket reperja e njohur ka ndërruar mendje.

Shpërndaje në: