Loredana flet për ndarjen nga Mozzik, ja çka thotë për të
Prej disa javësh, Loredana dhe Mozzik i kanë ndarë rrugët, por vazhdojnë të komunikojnë falë vajzës së tyre.
Në një intervistë për radion gjarmane “SRF”, Loredana shpjegoi se ndarja ka rëndësi për të, por nuk ndikon aspak në aspektin profesional.
Ajo thotë se Mozzik nuk ka bërë asgjë për karrierën e saj dhe vazhdon të bashkëpunojë ende me ekipin që i solli suksesin.
Në këtë pjesë, ndarja nuk bën asnjë ndryshim sepse Mozzik ishte aty thjesht si bashkëshorti, jo si anëtar i ekipit.
“Kjo gjë nuk do të ndryshojë asnjëherë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Ne e kemi trajtuar njëri-tjetrin me respekt dhe do vazhdojmë kështu se kemi një vajzë bashkë.
Gjatë kohës që kemi qenë bashkë, ishim shumë të afërt, prandaj do mbetemi miq. Ne shkojmë mirë dhe nuk jemi ndarë në mënyrë të keqe, faleminderit Zotit”, tha Loredana.