Loredana dhuron donacion prej 100 mijë eurosh
Mbrëmë në Gjermani është zhvilluar një mbrëmje humanitare.
Ky event kishte qëllimin e vetëm mbledhjen e sa më shumë të hollave që do t’iu shkojnë fëmijëve në nevojë në Gjermani dhe të gjithë botën.
Në mesin e të famshmëve që morën pjesë ishte edhe artistja kosovare Loredana.
Mediumi prestigjioz “Bild” ka raportuar edhe shumën me të cilën ka kontribuar reperja. Plot 100,000 euro është shuma e donacionit të artistes dhënë për shoqatën. Një shembull i jashtëzakonshëm që duhet ndjekur e duartrokitur!