Loredana bëhet zeshkane
Artistja e njohur Loredana Zefi është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale. Ajo u largua për pak kohë nga Instagrami dhe ditën e sotme (e hënë) u rikthye me postime të reja.
24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.
“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.