Lokaj pas kritikave nga Shqipëria: Pse s’reaguat kur na provokoi Serbia?
Opinionisti i Periskopit, Andin Lokaj, po sulmohet padrejtësisht gjatë ditës së sotme në lidhje me një deklaratë të dhënë në profilin e tij në Facebook.
Lokaj thjesht kishte shprehur dashurinë e tij për Kosovën, kombëtarja U-21 e së cilës mposhti kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Por, duket se rivaliteti në sport nuk po arrihet të kapërdihet nga qarqe të ndryshme keqdashëse ndaj Kombëtares së Kosovës.
Ai është kritikuar edhe nga yje të futbollit shqiptar si Lorik Cana dhe Alban Bushi.
Ky i fundit, madje kishte deklaruar se Shqipëria do të jepte 200 për qind në fushë kundër Kosovës, e madje as nuk kishte dënuar së fundi provokimet e lojtarëve serbë bërë ndaj vendit tonë pasi e mposhtën Portugalinë.
“Rrespekt per Canen dhe per te gjithe por para se me u marr me mu osht dasht me u marr me kete deklarate dhe po ashtu nuk e degjova asnje deklarim per provokimet e Serbise drejt Kosoves pas ndeshjes me Portugaline” – ka shkruar z. Andin Lokaj, përcjell Periskopi.
Kujtojmë që në një rast, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani madje edhe e kishte qortuar dhe fyer publikisht trajnerin e kombëtares së Shqipërisë pasi kishte humbur 3-0 ndaj Kosovës. /Periskopi