Lok Komoni me numër 51 në listën e AAK: Zotohem që të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurtë

Lok Komoni me numër 51 në listën e AAK: Zotohem që të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurtë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila mban numrin 137 në listën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, mes emrave të përzgjedhur, figuron edhe kandidimi i këngëtarit të mirënjohur, Hamdi Komoni, apo i njohur me emrin artistik, Lok Komoni.

Përmes një videoje, Komoni i cili mban numrin 51 në këto zgjedhje, ka njoftuar se ka vendosur që të bëhet pjesë e ndryshimit për të qenë zëri i të rinjve dhe atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Si qytetarë i vendit, kam vendosur që të bëhem pjesë e ndryshimit. Vij nga një rajon patriotik, që gjithmonë ka qëndruar e lidhur me vlerat e lirisë dhe përkushtimin ndaj Kosovës. Kjo është trashëgimia që më ka frymëzuar për t’u angazhuar dhe punuar për vendin tonë. Po kandidoj për deputetë sepse do të jem zëri i të rinjve dhe të gjithë atyre që besojnë në një të ardhme më të mirë për Kosovën. Synimi im është një Kosovë që ofron mundësi për të rinjtë, mbështetje për familjen dhe zhvillim ekonomik. Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më shpresdhënëse për Kosovën”, thotë Lok Komoni nga radhët e AAK-së.

Ai ndër të tjera ka falenderuar kryetarin Ramush Haradinajn, gjeneralin Daut Haradinaj dhe të gjithë partinë e AAK’së për besimin e dhënë.

“Si kandidati juaj me numrin 51, zotohem që të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurtë.
Së bashku, më 9 shkurt, sjellim fitoren që meriton Kosova!”, ka shkruar ndër të tjera Komoni.

Ndiq videon e plotë:

Shpërndaje në: