Lojtari më i pafat, Marco Reus nuk do të luajë në Kupën e Botës

Lojtari më i pafat, Marco Reus nuk do të luajë në Kupën e Botës

Marco Reus ka një histori të trmerrshme me dëmtime që i kanë dhënë fund pjesëmarrjes së tij në kampionate të mëdha.

Pas gjysmë ore lojë, ai ishte dëmtuar në derbin kundër Schalke 04. Pavarësisht kësaj, ai përsëri u shfaq në fitoren e Dortmundit kundër Bochum dhe në humbjen kundër Union Berlin, por sipas Sky Sports, Reus ka tani pësoi një pengesë që do të thotë se ai do të humbasë Botërorin në Katar.

Sipas Sky, Flick shpresonte deri në fund që Reus të ishte i disponueshëm pasi do të luante një rol kyç në ekipin kombëtar të Gjermanisë, por në vend të kësaj gjithçka tregon se Gjermania duhet të luajë pa Marco Reus.

Hansi Flick, trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, do të emërojë sot lojtarët që do grumbullohen për Kupën e Botës.

Shpërndaje në: