“Lojtari më i mirë i vitit 2022” – Benzema, Mbappe dhe Messi në garë për çmimin prestigjioz të FIFA-s
FIFA ka zbuluar emrat e kandidatëve përfundimtarë për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për vitin 2022.
Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi janë tre finalistët që konkurrojnë për këtë çmim.
Për bazë do të merren paraqitjet e futbollistëve nga periudha 8 gusht 2021 deri më 18 dhjetor 2022.
Fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë i FIFA-s” nga FIFA do të zbulohet në një ceremoni në Paris, më 27 shkurt.
Një total prej 14 lojtarësh u nominuan fillimisht këtë çmim, të përzgjedhur nga një panel ekspertësh.
Nga kjo listë e ngushtë, tre finalistët; Benzema, Mbappe dhe Messi, janë përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: trajnerët e ekipeve kombëtare të meshkujve, kapitenët e ekipeve kombëtare, gazetarët e futbollit dhe tifozët që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s.
🚨 We have our finalists for #TheBest FIFA Men’s Player Award!
🇫🇷 @Benzema
🇦🇷 Lionel Messi
🇫🇷 @KMbappe— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) February 10, 2023
Ndërkaq, në konkurrencën e vashave për çmimin e më të mirës në garë janë: Beth Mead, Alex Morgan dhe Alexia Putellas.
Te kjo konkurrencë për bazë do të merren paraqitjet nga periudha 7 gusht 2021 deri më 31 korrik 2022.
📢 The finalists for #TheBest FIFA Women’s Player Award are…
🏴 @bmeado9
🇪🇸 @alexiaputellas
🇺🇸 @alexmorgan13— FIFA Women’s World Cup (@FIFAWWC) February 10, 2023